Lionel Messi është pa dyshim futbollisti më i mirë i të gjitha kohërave.
Teksa ka fituar gjashtë herë Topin e Artë dhe shumë trofe ekipor, duket se arritjet e Messit do të jenë tepër të vështira për tu thyer në brezat e ardhshëm.
Cilësitë e argjentinasit janë të pakopjueshme nga dikush tjetër. Zotëron aftësi për të luajtur kudo në vijën e përparme, për të dribluar, ka kreativitet dhe shënon gola që mund t’i imagjinosh vetëm në “Playstation 4”.
Megjithatë për ish-lojtarin e Liverpool, Luis Garcia, ende nuk i kemi parë të gjitha nga Lionel Messi. Sipas tij, në të ardhmen a afërt do ta shohim “pleshtin” të luajë në mesfushë.
“Ai ka mësuar të adaptohet dhe të vendosë talentin e tij në ekip. Pas largimit të Inestës dhe Xavit, ne e kemi parë atë të luante kudo, në krah, pas 2 sulmuesve dhe si sulmues qendre. Kur luante pas 2 sulmuesve, si trekuartist, Messi jepte maksimumin në lojë. Prandaj shumë shpejt mund ta shohim në mesfushë”- u shpreh Garcia për Barça TV.
Në moshën 32 vjeçare, teksa i afrohet fundit të karrierës, argjentinasi mund të kërkojë të jetë më kreativ dhe të ndihmojë sulmuesit të shënojnë sa më shumë gola.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.