Ish-futbollisti turk, 35 vjeçari Sezer Oztur rasportohet se ka vrarë një person dhe ka plagosur katër të tjerë pas një incidenti në trafik, transmeton Reporteri.net.
Nuk kaloi shumë kohë para se krimi i rëndë të shpërndahej gjithandej në media, derisa pamjet e kamerave të sigurisë u shfaqën në publik.
Ozturk dyshohet se nxori armën dhe qëlloi mbi kalimtarët të cilët bllokuan rrugën pas një grindjeje në trafik, në afërsi të Stambollit.
DEHŞET ANLARI KAMERADA!
Sezer Öztürk'ün işlediği cinayetten ilk görüntüler ortaya çıktı… pic.twitter.com/HyNn3oMNig
— Sabah Spor (@sabahspor) September 27, 2021
Sipas mediave të huaja, futbollisti u arrestua, ndërkohë që ka raportime që thonë se i njëjti është ende në arrati.
Ndërkohë tashmë është konfirmuar se shoku i tij me të cilin ishin bashkë, është dorëzuar në polici.
“Unë nuk kam marrë pjesë në incident në asnjë mënyrë dhe nuk kam informacion për atë që ka ndodhur. Thirra Sezerin, por nuk mund ta merrja. Më duhej kohë për t’u mbledhur veten, kështu që të nesërmen u dorëzova në polici vullnetarisht”, tha ai.
Sipas informacioneve fillestare, emri i viktimës është Khalil Ibrahim, 24 vjeç, derisa raportohet se edhe babai i tij ka mbetu i plagosur në incident.
Ozturk, ka luajtur për Ferenbahcen dhe Besiktas.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.