Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, ka pezulluar mesfushorin Arthur pas vonesës 35 minuteshe.
Në stërvitjen e sotme Arthur arriti me vonesë dhe kjo sjellje nuk i pëlqeu aspak teknikut italian i cili në shenjë dënimi vendosi ta largoj nga lista e futbollistëve të ftuar për ndeshjen e së shtunës ndaj Venezias, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
“Arturi ishte i pafat këtë mëngjes. Ka ardhur me vonesë dhe nuk do të ftohet. Të jesh vonë një ditë para ndeshjes nuk është mirë, kështu që nuk do të udhëtojë me ekipin. Këto gjëra ndodhin. Ai do të rikthehet në stërvitje të martën”, ka shpjeguar trajneri në një konferencë për shtyp.
Kjo nuk është hera e parë që mesfushori brazilian është dënuar nga klubi.
Në muajin prill të këtij viti 25 vjeçari u dënua për pjesëmarrje në një festë private tek futbollisti Dybala, gjë kjo që ishte e ndaluar me rregullat antiCovid./Gazeta Reporteri/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.