×
  • Sport
  • Sport

    Ismajli shënon gol në Serie A, por në portën e skuadrës së tij

    Reporteri
    16 Prill 2022 | 16:43

    Skuadra e Empolit të Italisë është mposhtur nga ajo e Udineses me rezultat të thellë, përcjell Reporteri.net. 

    Skuadra vendase ka mposhtur atë mysafire me rezultat përfundimtar 4-1.

    E kësaj fitore të Udinese i kontriboi mbrojtësi shqiptar, Ardian Ismajli.

    Ismajli e nisi titullar sot me Empolin pas një kohe të gjatë, por që u tregua shumë i pa fat.

    Në minutat e para të ndeshjes, mbrojtësi shqiptar ka shënuar gol, por në portën e skuadrës së tij, për t’u realizuar goli kështu për skuadrën vendase, jo aty ku luan mbrojtësi nga Shqipëria.

    Pas një krosimi në zonë, Ismajli nuk u koordinua mirë në tentativën për të larguar topin dhe e dërgoi drejt e në rrjetën e portës së Vicarios, teksa zhgënjimi te mbrojtësi kuqezi ishte i dukshëm pas këtij momenti.

    Titullarë në transfertën friulianë janë edhe mesfushori Kristjan Asllani e fantazisti Nedim Bajrami, të cilët do të provojnë të lënë gjurmë, pse jo për të zhvlerësuar gabimin e Ismajlit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!