×
  • Sport
  • Sport

    Ismet Munishi debutim ëndrrash me Gjilanin, ia siguron fitoren e parë sivjet

    Reporteri
    14 Mars 2021 | 15:06

    Ismet Munishi ka debutuar me fitore në stolin e Gjilanit, duke i udhëhequr kuqebardhët drejt fitores 2:1 kundër Trepçës ’89, e cila ishte e para për gjilanasit në vitin 2021.


    Gerhard Progni shënoi dy herë në fillim të secilës pjesë në Stadiumin e Qytetit në Gjilan të dielën, për tri pikët e para të Gjilanit që prej dhjetorit.

    Kjo fitore vjen menjëherë pas emërimit të Ismet Munishit në postin e trajnerit të premten, kur Gjilani i ndau rrugët me Bylbyl Sokolin, nën udhëheqjen e të cilit e mori tatëpjetën këtë sezon.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!