Prishtina-Ballkani është ndeshja që po pritet me padurim në futbollin kosovar
Xhiro e 20-të e Superligës së Kosovës do të sjell derbin e madh ndërmjet Ballkanit, që është lider dhe Prishitnës që zë vendin e dytë në tabelë, shkruan Reporteri.net
Kjo ndeshje do të luhet të shtunën në Fadil Vokrri me fillim nga ora 17:00.
Në një postim të bërë në Facebook, Ismet Munishi ka thënë se e gjithë Kosova po lutet që Ballkani ta humb këtë ndeshje.
Ky është postimi i plotë i Munishit:
Masi oshte ndeshje e zakonshme ju pershendes me kete foto . Masi oshte ndeshje e zakonshme pse po tutni pra . E di qe krejt Kosova lutni me hup sepse na jemi me te miret dhe keni shume frikë nga ne . Pa merak se te gjithve ju vjen radha . E pranoj qe eshte ne form te mire Fc Prishtina por me neve eshte shume veshtirë. Sepse na jemi kampiona Fc Ballkani Per me teper ne konferencen per shtyp te premten.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.