×
  • Sport
  • Sport

    Ismet Munishi reagon, pasi u raportua se u aksidentua

    Reporteri
    15 Tetor 2021 | 17:17

    Trajneri i njohur kosovar, Ismet Munishi ka reaguar pas lajmeve në media se ai është aksidentuar.


    Munishi përmes një postimi në profilin e tij në ‘Facebook’ ka thënë se nuk është aksidentuar ai, por gruaja e tij e kishte telefonuar pasi kishte pas disa gërvishje makinash në komunikacion, shkruan Reporteri.net

    Madje tekniku i Gjilanit, tha se ishte duke shikuar një ndeshje tenisi gjatë kohës që doli lajmin për aksident.

    Postimi i plotë pa ndërhjyrje:

    “Unë isha duke e bëre taktiken kunder Ballkanit pasi që e pash një ndeshje Tenisi , dhe me telefonon Gruaja dhe me tha që kishte pas disa gervishje makinash ne komunikacion .
    Shoqja eshte mire .
    Une jam mire fare.

    Me Respekt Ismet Munishi”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!