Ismet Munishi mendon se stadiumi i Kombëtares së Kosovës udhët të ndërtohet në Korreticë të Drenasit.
“Timonieri” i Ballkanit mendon se debati për lokacionin e stadiumit në fjalë është “tepruar”.
“Këtu kemi dy koncepte – konceptin e stadiumit nacional i cili në një farë forme i organizojmë ndeshjet më lehtë dhe kemi më shumë të hyra dhe mund të shfaqemi më mirë para botës”, ka thënë fillimisht Munishi në ‘Dueli Sportiv’.
“Koncepti i dytë është infrastruktura e klubeve të Kosovës, që nuk e kemi fare”, vlerësoi Munishi.
“Nuk do të jetë problem kosto e mirëmbajtjes, por me gjenerimin e të ardhurave nga ndeshjet e Kosovës, mund të financohen klubet kosovare”, theksoi Munishi.
“Si? Nga ushqimet, rekuizitat, reklamat dhe biletat. Kështu që me atë stadium, do të mund t’i ndërtonim stadiumet tjera në Kosovë”, potencoi trajneri i mirënjohur.
“Stadiumi duhet ta ketë një pronar, në këtë rast FFK-ja, e cila do ta mirëmbante atë. Lokacioni perfekt është Koretica bazuar në pozicionin gjeo-strategjik, unë andej endem çdo ditë me veturë dhe është vendi i duhur”, shtoi Munishi.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.