×
  • Sport
  • Sport

    Ismet Munishi tregon skuadrën e re të Milot Rashicës

    Reporteri
    23 Dhjetor 2019 | 8:52

    ‘Timonieri’ i mirënjohur kosovar, Ismet Munishi, e ka komentuar yllin e Werder Bremenit dhe Përfaqësueses së Kosovës, Milot Rashica, duke thënë se mund të transferohet në Borussia Dortmund.


    Trajneri i Ballkanit thotë se nga disa informacione që i ka marrë së fundmi, Rashica mund të transferohet në Dortmund si zëvëndësues i Jadon Sanchos.

    “Milot Rashica nga disa informacione të fundit, mendoj se do të transferohet në Borussia Dortmund. Ai shihet si zevendësues i Sanchos, i cili pritet të shitet. Miloti do të përshtatej shumë në Dortmund pasi që tashmë e njeh ligën. Është një ambient fantastik në Dortmund dhe mendoj se do të shkëlqente”, ka thënë Ismet Munishi për emisionin “Dueli Sportiv” në RTV Dukagjini.

    Kujtojmë se Munishi ishte trajneri i cili i dha Rashicës hapësirë që në moshën 16-vjeçare te Vushtrria.

    Rashica dhe Munishi e kanë fituar titullin kampion në Kosovë në vitin 2013. 23-vjeçari Rashica po shkëlqen në tash e dy vjet në Werder ku kaloi nga Vitesse e Holandës derisa vlera e tij në treg po vlerësohet 35 milionë euro.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!