×
  • Sport
  • Sport

    Itali vs Angli, janë takuar 13 herë gjatë historisë – statistika shokuese

    Reporteri
    08 Korrik 2021 | 7:40

    Itali vs Angli do të jetë finalja e Kampionatit Evropian. Finalja do të zhvillohet të dielën nga ora 21:00.


    Anglia e ka eliminuar Danimarkën për t’u kualifikuar në finale të Kampionatit Evropian për herë të parë në histori, atje ku do të përballet me Italinë, që të martën e eliminoi Spanjën pas ekzekutimit të penalltive.

    Finalja e “Euro 2020”, që do të zhvillohet të dielën nga ora 21:00, do t’i vë përballë dy vende që e njohin shumë mirë njëra tjetrën dhe gjatë historisë janë përballur plot 13 herë.

    Italia ka qenë shumë më e mirë se Anglia, duke fituar më shumë takime në përballjet mes tyre.

    Tetë herë ka triumfuar Italia, dy herë Anglia dhe tre herë janë ndarë baras.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!