×
  • Sport
  • Sport

    Italia e Spanja e nisin me “këmbë të hajrit”

    Reporteri
    23 Mars 2019 | 22:58

    Italia dhe Spanja kanë arritur që të shënojnë fitore në ndeshjet hapëse të grupeve të tyre për eliminatoret e “Euro 2020”.

    Italia ka mposhtur Finlandën me rezultat 2-0 ndeshje e cila u zhvillua në stadiumin “Stadio Friuli”, shkruan Reporteri.net

    Nicolo Barella ishte ai i cili hapi ndeshjen në minutën e 7-të pas një supergoli. Moise Kean në minutën e 74-të vulosi ndeshjen për 2-0.

    Në anën tjetët Spanja mezi mposhti Norvegjinë me rezultat 2-1. Ishte Rodrigo ai që hapi ndeshjen në minutën e 16-të. Me rezultat 1-0 përfundoi pjesa e parë.

    Në minutën e 65-të mysafirët fituan 11-metërsh të cilin e konkretizoi në golë Joshua King. Vetëm 6-të minuta më vonë spanjollët fituan gjithashtu 11-metërsh të cilin Sergio Ramos e konkretizoi në golë me një “panenka”.

    Ndeshja u luajt në stadiumin “Estadio Mestalla”./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!