×
  • Sport
  • Sport

    Italia e starton me festë në Romë, Azzurri-t e Mancinit deklasojnë turqit që luajtën vetëm në mbrojte

    Reporteri
    11 Qershor 2021 | 22:57

    Italia e ka mundur Turqinë në ndeshjen e parë të kampionatit Europian të Futbollit “Euro 2020” me rezultat 3 me 0.


    Turqit rrallë arritën ta kalojnë mesfushën.

    Pjesa e parë e ndeshjes përfudnoi pa gola.

    Goli i parë erdhi në minutë e 53 dhe ishte një autogol nga turku Merih Demirali, që është edhe hera e parë që një kampionat europian nis me autogol.

    Në minutën e 66-të, Immobile ka dyfishuar për ekipin e Mancini-t, duke shënuar edhe golin e tij të parë me Italinë në një kompeticion madhor (Europian/Botëror).

    Goli i tretë dhe i sigurisë për “Axurrët” është shënuar nga Insigne në minutën e 79- të.

    Për herë të parë në historinë e saj, Italia ka shënuar tre gola në një ndeshje të Kampionatit Europian.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!