×
  • Sport
  • Sport

    Italia në Zi: Vdes kampioni i Evropës, legjenda e Interit

    Reporteri
    26 Maj 2021 | 10:05

    Italia vajton ikjen e Tarcisio Burgnich, ish-kampionin e Europës në vitin 1968, i cili u dorëzua dy vite më pas në finalen e Kupës së Botës, në Meksikë ku “Axurrët” u mundën nga Brazili.


    Burgnich, i cili aktivizohej si mbrojtës, e kishte nisur karrierën tek Udinese, ndërkohë që ka mbajtur veshur fanellën e Juventusit, Palermos, Interit dhe Napolit, ku e mbylli karrierën në vitin 1977.

    Më pas ai vazhdoi karrierën si trajner, duke drejtuar deri në vitin 2001, kur ishte për herë të fundit në krye të Pescara.

    Italiani u nda nga jeta në moshën 82-vjeçare dhe mesazhet e ngushëllimit në vendin fqinj janë të shumta.

    Burgnich gjatë karrierës së tij u shpall 5 herë kampion Italie, fitoi një herë Kupën e Italisë dhe triumfoi 2 herë në Champions League me fanellën e Interit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!