×
  • Sport
  • Sport

    “Jam 36 vjeç dhe jam ende në super formë”, Ronaldo tregon “sekretin” e tij

    Reporteri
    26 Nëntor 2021 | 14:53

    Në moshën 36-vjeçare, Cristiano Ronaldo vazhdon të tregojë një formë fizike për t’u admiruar.Nuk është më një sekret që kampioni portugez kujdeset shumë për trupin e tij: dokumentari i Amazon Prime Video “All or Nothing Juventus” ka zbuluar megjithatë disa truke për formën e sulmuesit.

    “Unë jam mjeku i vetvetes, jam trajneri i mëndjes sime”- shpjegon Ronaldo në një pjesë të dokumentarit. “Nëse bëni gjërat e duhura, do të jeni më të mirë se të tjerët”.

    Por cilat janë “gjërat e duhura” për të cilat po flet Cristiano Ronaldo? Padyshim që qëndrimi në diell është pjesë e kategorisë së tij. “Unë marr 30 minuta diell dhe e di që do të më ndihmojë, dielli është i mirë për trupin tim.

    Por nëse do të qëndroja gjithë ditën këtu do të më dëmtonte, do të kisha rrudha. “Unë jam 36 vjeç dhe jam ende në super formë”, përfundon Ronaldo.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!