×
  • Sport
  • Sport

    Januzaj transferohet tek skuadra e madhe italiane?

    Reporteri
    08 Prill 2022 | 21:01

    Lojtari me origjinë nga Kosova, por që aktualisht është pjesë e Kombëtares belge në futboll, e njëkohësisht edhe pjesë e klubit spanjoll, Real Sociedad pritet të ndërrojë skuadër, përcjell Reporteri.net.

    Bëhet fjalë për Adnan Januzajn i cili mundet të transferohet në afatin e verës tek skuadra italiane, Napoli.

    Ndërkaq, agjenti i lojtarit, i cili është Mino Raiola ka transferuar shumë lojtarë në Serie A, ku aktualisht menaxhon edhe sulmuesin e Suedisë, Zlatan Ibrahimoviç.

    Anën tjetër, Januzaj sipas “Calciomercato” ka pranuar të jetë pjesë e Napolit.

    Andaj, Raiola ua ka ofruar Napolit lojtarin me origjinë nga Kosova, ku në bazë të asaj çfarë raportohet në mediat italiane lojtari i Sociedad me shumë gjasa do të jetë pjesë e Napolit.

    Sipas asaj që raporton ‘Tuttomercatoweb”, mundësitë për konkretizimin e transferimit janë, por Napoli duhet të bëjë zgjedhjen mes Januzajt dhe lojtarëve të tjerë që kërkon, për të zgjedhur sulmuesin e radhës në skuadrën e drejtuar nga Lucciano Spalletti.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!