Java e katërt në Superligë nis sot me tri ndeshje, vëmendja kryesore në Gjilan

Sot rikthehen ndeshjet e Superligës së Kosovës në futboll, teksa në program janë tri ndeshjet tejet interesante.


Padyshim, vëmendja kryesore sot do të jetë në stadiumin e qytetit në Gjilan.

Në pasditën e sotme, Drita e Gjilanit është nikoqire e Ballkanit të Suharekës në një përballje tejet interesante.

Ndeshje tjetër interesante sot do të zhvillohet mes Feronikelit dhe Dukagjinit, teksa Llapi e pret në shtëpi Malishevën.

Të tria ndeshjet e sotme zhvillohen nga ora 16:00.