×
  • Sport
  • -->
    Sport

    Jo me shqelma, kjo karateiste të “vret” me bukuri

    Reporteri
    04 Shtator 2019 | 15:42

    Përfaqësuesja e Kosovës në karate ka udhëtuar sot drejt Tokios së Japonisë.


    Karateistët kosovarë do të garojnë prej 6-8 shtator 2019, atje ku do të mbahet Karate 1 Premier Liga, garë kjo e rëndësishme për pikë Olimpike Tokyo 2020, shkruan Reporteri.net

    Kosovën e përfaqësojnë garuesit: Herolind Q. Nishevci (+84 kg), Alvin F Karaqi (-84 kg), Elhami Shabani (-75 kg) dhe Fortesa Q. Orana (+68 kg), si dhe përzgjedhësi, Ylber Syla. Të gjithë karateistët janë duke ndjekur normën Olimpike.

    E kur jemi tek Fortesa Orana, më shumë se për aftësitë e veçanta dhe suksesin e saj në sportin e karatesë, ajo ka rënë në sy edhe për bukurinë e saj.

    Dikush do të thoshte se si një bukuroshe merret me një sport të tillë e jo me modelizëm, por e tillë është Fortesa, e cila i adhuron ‘sportet e rënda’.

    Ndryshe, karateistët kosovarë kërkojnë pikë Olimpike në Premier Ligën në Tokio 2019./Reporteri.net/


    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!