Neymar dhe Griezmann janë dy shembuj të futbollistëve të cilët kanë kërkuar një vend në skuadrën e Barcelonës, pasi kishin menduar paraprakisht se ‘bari ishte më i gjelbër’ dikund tjetër.
Braziliani u largua për në PSG në vitin 2017 dhe kishte ngarkuar një ankesë kundër klubit katalan për shkak të mospagesës së një bonusi, ndërsa i vetofroi shërbimet e tij klubit disa vite më pas, shkruan MARCA, transmeton Reporteri.net
Griezmann në anën tjetër, refuzoi ofertën e Barcelonës verën e kaluar për të qëndruar në Atletico, ndërsa filloi ta kërkojë ‘Camp Nou-n’ gjatë sezonit të ardhshëm, kurse tash është në prag të transferimit tek klubi katalan.
Por, Neymar dhe Griezmann nuk janë të vetmit futbollistë që i ranë pishman refuzimit të Barcelonës gjatë viteve.
Hristo Stoichkov u largua drejt Parmas në vitin 1995 për shkak të mardhënieve turbulente ndërmjet tij dhe Johan Cruyff, ndërsa u kthye pas vetëm një viti, pasi holandezi u largua.
Ivan de la Pena kishte deklaruar një herë se klubi e kishte larguar atë për shkak të kërkesës së Louis van Gaal dhe pasi kaloi disa sezone tek Lazio dhe Marseille, ai u kthye përsëri tek Barcelona.
Ka poashtu shembuj të futbollistëve që lanë ‘La Masian’, apo menjëherë pasi depërtuan në ekipin e parë, por u kthyen më vonë në karrierat e tyre siç janë Gerard Pique, Cesc Fabregas, Jordi Alba, Aleix Vidal dhe Gerard Deulofeu./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.