Mbrojtësi i qendrës, Jonathan Tah, është shumë pranë përfundimit të transferimit të tij te Bayern Munich, sipas raportimeve të fundit nga Sky Germany.
Futbollisti gjerman është duke iu nënshtruar kontrolleve mjekësore te kampionët e Bundesligës, një hap i rëndësishëm për finalizimin e marrëveshjes.
Tah, i cili është 29 vjeç, do të largohet nga Bayer Leverkusen në fund të muajit të ardhshëm, kur kontrata e tij me këtë klub përfundon zyrtarisht. Pas një sezoni të shkëlqyer me ekipin e Xabi Alonsos, ai tashmë është gati për një hap të ri në karrierë.
Bayern Munich ka arritur marrëveshje me mbrojtësin dhe pritet që ai të firmosë një kontratë katërvjeçare me klubin bavarez. Transferimi i tij shihet si pjesë e planeve të rinovimit të skuadrës nga trajneri Vincent Kompany, i cili është i vendosur të rikthejë dominimin e Bayernit./Express
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.