Jose Mourinho e ka ftuar në drekë me klubin e Tottenhamit mbledhësin e topave, Callum Haynes
Callum Haynes në ndeshjen që Tottenhami e luajti në mesjavë në Ligën e Kampionëve kundër Olympiakosit[4-2] e bëri një veprim që i pëlqeu jashtëzakonisht shumë trajnerit portugez.
Haynes ia gjuajti topin shpejt lojtarit të Tottenhamit për ta nisur rivënien anësore, ku më pas Spurs shënuan golin e barazimit me anë të Kane, shkruan Reporteri.net
Mourinho menjëherë pasi Kane shënoi golin shkoi dhe e falenderoi djaloshin që mbledhte topa.
Callum Haynes will be rewarded for his heroics in Champions League win over Olympiakos by joining up with Mourinho and his Tottenham squad ahead of Bournemouth clash https://t.co/KwPkt97gtx pic.twitter.com/DalymnHGya
— Footy Corner (@footycor) November 30, 2019
Dhe tani ‘Special One’ e ka ftuar atë në drekë para ndeshjes që sot Tottenhami do ta luajë me Bournemouthin në kuadër të Premier Ligës.
“Callum do të jetë me ne në drekë para ndeshjes me Bournemouth”, ka thënë Mourinho.
“Ai po kalon ditë të lumtura pas asaj që bëri dhe shpresojmë që t’i dhurojmë kujtime të paharrueshme,”.