×
  • Sport
  • Sport

    Jose Mourinho po ia prish planet Real Madridit për sezonin e ardhshëm

    Reporteri
    11 Shtator 2021 | 11:18

    Jose Mourinho është duke i prishur planet e Real Madridit për t’i fituar 20 milionë euro në verën e vitit 2022.


    Kjo ka të bëjë me sulmuesin Borja Mayoral, i cili është i huazuar te Roma nga Los Blancos për dy sezone.

    Sezonin e parë Mayoral ka shkëlqyer në kryeqytetin italian, por nuk mund të thuhet njësoj në këtë edicion.

    24-vjeçari spanjoll nuk është zgjedhja e parë e Mourinhos për sulmin, por as e dyta.

    Spanjolli ka mbetur zgjedhja e tretë dhe këtë edicion ka zhvilluar vetëm 16 minuta lojë, tetë në Serie A dhe tetë të tjera në Ligën e Konferencës.

    Mediat spanjolle kanë shkruar se Mourinho po i prish planet e Realit, pasi Roma nuk do ta shfrytëzojë të drejtën e blerjes së lojtarit në verën e vitit 2022.

    Nga ana tjetër drejtuesit e Los Blancos janë të indinjuar me mos aktivizimit e Mayoral dhe po mendojnë ta ndërpresin huazimin qysh në janar.

    Madrilenët duan t’i gjejnë një klub ku luan rregullisht Mayoral në mënyrë që ta shesin në verë pasi kanë nevojë që të mbledhin fonde për përforcimin e ekipit.

    Fiorentina dhe Atalanta janë dy skuadrat italiane që kanë shprehur interesim për sulmuesin spanjoll.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!