Boksieri britanez, Anthony Joshua ka reaguar pas humbjes ndaj Usyk.
Joshua u mposht pas numërimit të pikëve nga gjyqtarët, por kishte edhe momente të sikletshme nga goditjet e forta të kundërshtarit, shkruan Reporteri.net
Megjithatë, Joshua në një postim në rrjetin social Facebook ka thënë se e ka shikuar ndeshjen dhe i ka vërejtur mangësitë e tij në ndeshje.
“Kam shikuar ndeshjen. Kam analizuar përgatitjet dhe i kam identifikuar gabimet e mia. Kam mësuar”, u shpreh Joshua.
Ai po ashtu falënderoi përkrahësit e tij.
“Faleminderit për dashurinë dhe kujdesin. Mos u brengosni për mua. Shpirti im është i fortë”, shtoi më tutje britanezi.
Joshua ka deklaruar së dëshiron ri-meç kundër ukrainasit Usyk.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.