Anthony Joshua i ka rënë pishman që publikisht i ka ofruar Tyson Furyt ndihmë për sparing, por beson se ka shumë për të fituar nëse ndan ringun me rivalin e tij në peshën e rëndë.
Joshua ka kthyer titujt e kampionit të botës në peshën e rëndë në versionet WBA, WBO, IBF dhe IBO, duke mposhtur këtë muaj me vendim unanim pas 12 raundve meksikanin Andy Ruiz Jr. Ai dëshiron të ndihmojë Tyson Furyn për rimeçin që e ka me amerikanin Deontay Wilder, kampionin e versionit WBC vitin e ardhshëm.
Joshua 30-vjeçar beson se ka më tepër gjasa të ndeshet me Furyn sesa me Wilderin.
“E dini, kur shikoj prapa disa gjëra që them nis të mendoj. ‘Pse e thashë këtë?’ Kështu që tash do të flasim për këtë”, ka thënë Joshua, duke shtuar se është penduar për premtimin. Ai më pas ka shpjeguar: “Fury është një luftëtar i klasit botëror, unë jam një luftëtar i klasit botëror që ende po tentoj të përmirësohem që të bëhem një luftëtar i nivelit elitar. Sparingu me Furyn do të më bëjë të mirë, sipas mendimit tim. Kurrë nuk jam tepër i madh që të mos kem më nevojë për të mësuar. Kështu që kjo mundësi për mua, që të bëj sparing me Furyn, sipas mendimit tim, është edhe për përfitim timin”.
Të martën britaniku Fury ka thënë se do të mirëpriste rastin për të bërë sparing me Joshuan para rimeçit me Wilderin.
Joshua i kishte ofruar të martën Furyt opsionin që të bënte sparing.
“Kam parë një video të Joshuas në Sky Sports që thotë se do të pëlqentë të vinte në kamp dhe të më ndihmonte. Por që do të luftoja me të më shpejt sesa me Wilderin, kjo është i sigurt. Kur ta mposht Wilderin, atëherë do të luftoj me ty AJ, nuk ka problem. Do të pëlqeja të të kisha në kamp. Të punoja për këtë luftë në mënyrë që t’ia jepja Wilderit një dajak të mirë. Shpresoj që ta kesh me të vërtetë, pasi do të pëlqeja të të kisha në kamp stërvitor këtu. Faleminderit!”, ka thënë Fury në një video të postuar në Instagram.