×
  • Sport
  • Sport

    Joshua: Fury është i rëndësishëm për mua vetëm në ditën kur firmosim për meçin

    Reporteri
    30 Maj 2020 | 11:18

    Anthony Joshua ka thënë se dëshiron të luftojë me Tyson Fury për të fituar rripat e tij.


    Joshua i cili mori “hakmarrje” për humbjen e vetme të karrierës së tij kundër Andy Ruiz Jr me një fitore të arritur në dhjetor, ka planifikuar një përballje me Kubrat Pulev, luftë e cila është shtyrë shkaku i koronavirusit.

    Fury në anën tjetër do të përballet me Deontay Wilder, por bota e boksit është në pritje të një kampioni të unifikuar, dhe Joshua tha se Fury është në listën e tij.

    Padyshim që lufta që dua është kundër Tyson Fury, ai po mban diçka që unë e dua”, ka deklaruar Joshua.

    “Ai thotë gjëra për mua gjatë gjithë kohës, por Tyson Fury është i rëndësishëm për mua vetëm ditën kur unë dhe ai nënshkruajmë një kontratë për të luftuar”.“Dita që ai dhe unë do të ndeshemi është koha e vetme kur unë do të flas për Furyn”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!