Boksieri britanik Anthony Joshua ka deklaruar sot se synon të mbrojë titujt kampionë bote në peshën e rëndë në Londër, në stadiumin e ri të Tottenham.
“Kam dëshirë të rikthehem të dueloj në vendlindjen time dhe më pëlqen Londra”, tha Joshua.
Britaniku i ka zhvilluar dy duelet e fundit në Nju Jork dhe Jeddah, të dyja ndaj Andy Ruiz.
Kapaciteti i stadiumit të ri të Tottenham është mbi 60 mijë vende, por kjo nuk është një problem për boksierin 30-vjeçar, që gjithnjë ka arritur t’i mbushë plot stadiumet.
Pritet që Joshua të rikthehet në ring në prill ose maj të 2020-ës, ndërkohë që një stadium tjetër që mund të përzgjidhet është “Wembley”, po në Londër, ku Joshua ka dueluar edhe më parë.
“Telefoni im nuk po pushon, në Angli dua ta shohin sërish të gjithë në stadium boksierin e tyre. Në zgjodhëm Arabinë pasi aty kishim ofertën më të mirë, por Joshua tani do të duelojë sërish në Angli. Mendoj se stadiumi i ri i Spuers është i përshtatshëm”, tha Eddie Hearn, menaxheri i Joshua.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.