×
  • Sport
  • Sport

    Joshua “kërcënon” Ruizin pak kohë para meçit: Do të sigurohem që kur ta rrëzoj, të mos ngrihet më

    Reporteri
    29 Gusht 2019 | 13:09

    Boksieri britanik Anthony Joshua, ish-kampion bote në peshën e rëndë, e ka rastin që të rimarrë titujt e këtij Divizioni në revanshin që do të zhvillojë më 7 dhjetor ndaj meksikanit Andy Ruiz Jr.

    Ky duel do të zhvillohet në Abu Dhabi, në një “fushë asnjanëse” për të dy boksierët, por që pritet të mbushë mjaft xhepat e tyre.

    Joshua, 22 tore e 1 humbje në karrierë, beson se këtë herë do të tregohet më i kujdesshëm.

    “Nuk do të përsëris gabimin e duelit të parë. Më 1 qershor pata shansin ta fitoj sfidën, kur e hodha Ruiz “KO” në raundin e tretë, por tolerova. Këtë herë do të sigurohem që kur të bjerë në tapet të mos ngrihet më”, ka thënë Joshua.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!