×
  • Sport
  • Sport

    Joshua këshillohet që mos ta pranojë rimeçin me Ruizin për një arsye interesante

    Reporteri
    17 Qershor 2019 | 10:53

    Menaxheri i Tyson Fury, Frank Warren, i ka vënë në pikëpyetje aftësitë e rivalit britanik të Fury, Anthony Joshua, për ta rifituar vendin në mesin e boksierëve kryesorë në kategorinë e rëndë.


    Warren i ka bërë thirrje londinezit të mos e zhvillojë rimeçin me Andy Ruizin, amerikanin me prejardhje meksikane nga i cili humbi në fillim të këtij muaji në Nju Jork.

    “I kam dyshimet e mia. Mendoj se ai nuk duhet ta pranojë rimeçin. Ai mbase duhet të marrë pushim dhe ta rimarrë veten”, tha Warren për BBC 5.

    “I takon atij të vendosë, ama nëse e bën atëherë do të luftojë kundër një boksieri i cili këtë herë do të njoftohet për meçin pesë javë para kohe dhe do të stërvitet siç duhet”, shtoi ai.

    Ruiz u caktua si kundërshtar i Joshuas për meçin e 1 qershorit në momentet e fundit, pasi boksieri që pritej të boksonte kundër tij, Jarrell Miller, doli pozitiv në testet e dopingut.

    Pasi Joshua i humbi tre titujt e botës IBF, WBA dhe WBO pas meçit në Nju Jork, por paralajmëroi më vonë se do të ketë rimeç për t’i rimarrë ata në fund të këtij viti.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!