Nuk ndalen assesi zërat për karrierën e Anthony Joshuas pasi anglezi humbi titujt botërorë kundër meksikanit Andy Ruiz para disa muajve.
Joshua ka qenë subjekt i kritikave, talljeve e çka tjetër prej humbjes turpëruese nga një boksier që për hir të së vërtetës, vetëm në një boksier nuk ngjanë, shkruan Reporteri.net
Debatit rreth karrierës së Joshuas, së fundmi iu është bashkuar edhe boksieri Tony Bellew i cili e ka komentuar situatën momentale të Joshuas.
Ai beson se faktori frikë do ta shtyjë Anthony Joshuan drejt fitores kundër Andy Ruiz pasi që një humbje eventuale ndaj tij do të thoshte lamtumirë karriera.
Joshua humbi titujt e WBA, IBF dhe WBO kundër Ruizit në Madison Square Garden të New Yourkut më 1 qershor.
Ndeshja e rimeçit pritet të ndodh këtë fundvit në nëntor ose dhjetor, me vendin që nuk është caktuar ende, pasi Ruiz nuk dëshiron të ndeshet në Angli.
“Unë nuk mendoj se Joshua e nënvlerësoi Ruizin në atë përballje në çfarëdo forme të ketë qenë. E di për faktin se ai është stërvitur fort, ai kishte një kamp të mirë.
“Çka secili e humbi është se Joshua hyri në atë ndeshje pa frikë. Ai mendoi se “Andy Ruiz është një luftëtar i mirë, por nuk është një njeri që mund të më lëndojë mua”. Ai nuk e gjykoi mirë këtë.
“Rimeçi do të jetë shumë ndryshe. Për herë të parë, ai do të hyjë në një luftë duke e ditur se karriera e tij është në rrezik, dhe nëse humbet prapë, karriera e tij do të marrë fund”, ka thënë Tony Bellew.
Ndryshe, Bellew është inkuadruar edhe në debatin Fury – Wilder, duke qenë i mendimit se anglezi do ta mposhtë amerikanin./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.