Anthony Joshua, është boksieri më i njohur në gjithë botën, pasi është i pamposhtur në arenën e tij. Aktualisht 29-vjeçari është kampioni absolut i peshave të rënda, më saktësisht në versionet botërore WBO, IBO, IBF dhe WBA.
I njohur në gjithë botën si një nga “luftëtarët” më të mirë që ka pasur arena e ringut, Joshua i ka surprizuar të gjithë me veprimin e fundit ku dallohet qartë se ka bërë shqiponjën. Ka qenë Vis Pajo, ai i cili ka publikuar një foto krah boksierit të njohur, ku shihen të dy duke bërë shqiponjën.
Ky gjest i veçantë nga ana e Joshua, nuk mund të kalonte pa u vënë re nga të gjithë ndjekësit shqiptarë, të cilët duhet të ndihen edhe më shumë krenar pas këtij momenti.
Kujtojmë se dhe më parë personazhe të njohur botëror si Papa Françesku, 50 Cent dhe shumë të tjerë kanë bërë shenjën e shqiponjës, për të treguar respektin e tyre ndaj një vendi, historia e të cilit është shumë e gjatë, si Shqipëria.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.