Anthony Joshua ka zbuluar emrat e legjendave prej të cilëve ka mësuar që të jetë më i miri në boks.
Boksieri britanik e mposhti Andy Ruizin në fundjavën që shkoi, për t’i rrikthyer titujt WBA, WBO, IBF dhe IBO të cilët i kishte humbur më 1 qershor pikërisht nga meksikano-amerikani.
Joshua ka thënë se për të qenë më i miri duhet të mësoj nga më të mirët si Riddick Bowe, Lennox Lewis, Larry Holmes, Mike Tyson, Floyd Patterson dhe Sonny Liston.
“Nëse dëshironi të jeni më i miri i gjeneratës tëndë sot, duhet të mësoni nga më të mirët që ishin në të kaluarën”, ka thënë ai, transmeton Telegrafi.
“Nuk mund të jeni një dimensional sot në këto kohë të boksit. Është mirë të keni një plan dhe ta absorboni atë, informatat që u janë dhënë nga trajnerët e juaj dhe çfarë presin ata të mësoj unë në të ardhmen”.
“Kam mësuar nga më të mirët si, Riddick Bowe, Lennox Lewis, Larry Holmes, Mike Tyson, Floyd Patterson dhe Sonny Liston, çfarë duhet të prisni atëherë më shumë nga unë”, ka shtuar më tej Joshua.
Britaniku fitoi me pikë ndaj Ruizit, në meçin që shkoi deri në 12 raunde në Arabinë Saudite.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.