Serena Williams, në një intervistë për Vogue, paralajmëroi pensionimin nga sporti i tenisit në të ardhmen e afërt.
Rekordmenia e “Grand Slameve” e la të hapur mundësinë e largimit nga “sporti i bardhë”.
Në lidhje me këtë largim të tenistes amerikane, Judy Murray, tha se ajo u bë një model për shumë kolege të saj me ngjyrë.
“Ajo u bë model dhe insiprim për shumë kolege të saj. Së bashku me motrën e saj kanë shumë merita në arritjen e tenisit deri këtu”, tha ajo.
Williams tanimë është 41-vjeçare dhe, pos jetës profesionale, ajo është nënë e dy vajzave.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.