×
  • Sport
  • Sport

    Jurgen Klopp dëshiron transferimin e Karim Benzemas

    Reporteri
    03 Dhjetor 2021 | 13:14

    Karim Benzema është duke kaluar në formë shumë të mirë gjatë këtij sezoni tek Real Madridi, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Sipas raportimit të ‘El Nacional’ thuhet se skuadra e Liverpoolit është duke menduar transferimin e sulmuesit francez.

    Në anën tjetër mediat kanë raportuar se Kylian Mbappe do të zbarkoj në ‘Bernabeu’, kështu kjo do të ishte një mundësi e mirë për 33 vjeçarin të vazhdoj karrierën diku ku nuk do t’i mungojnë minutat.

    Benzema është pjesë e madrilienëve që nga viti 2009 dhe ka shënuar 269 gola në 578 paraqitje deri tani.

    Sulmuesi francez ka raporte shumë të mira me presidentin e klubit, Florentino Perez, i cili ka treguar disa herë se nuk dëshiron të lejoj largimin e Benzemas.

    Gjithçka mbetet të shihet në vazhdimësi pasi akoma nuk ka asgjë zyrtare nga asnjëra palë./Gazeta Reporteri/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!