×
  • Sport
  • Sport

    Jurgen Klopp dëshpron keq tifozët e Liverpoolit

    Reporteri
    08 Janar 2021 | 10:17

    Jurgen Klopp nuk pritet që të sjellë ndonjë futbollist në merkaton e janarit


    Liverpooli është një nga ekipet që ka më së shumti nevojë për transferime, marrë parasysh faktin që kanë disa lojtarë të lënduar, shkruan Reporteri.net

    Klopp ka bërë të ditur që nuk do të përforcohet në afatin kalimtar të janarit, pasi e e sheh të pamundur në këtë situatë që është klubi.

    “Nuk mund ta them me siguri të plotë që nuk do të bëjmë asnjë blerje tani, por thjesht nuk është e mundur në këtë situatë,” ka thënë Klopp.

    “Edhe nëse do të bashkohen ndonjë lojtar më ne, që nuk e di a do të ndodhë, nuk e cilësoj si një zgjidhje të drejtë, pasi koha është e shkurtër për t’u përshtatur dhe vështirë që do të na ndihmonte,”. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!