×
  • Sport
  • Sport

    Jurgen Klopp: E merituam humbjen, nuk ia dolëm

    Reporteri
    04 Mars 2020 | 0:01

    Chelsea ka shënuar fitore të madhe me rezultat të pastër 2-0 ndaj Liverpoolit në kuadër të 1/8-ës së Kupës FA.


    Ekipi i drejtuar nga Frank Lampard gjatë gjithë kohës ishte dukshëm më i mirë se të besuarit e Jurgen Klopp, që u munduan të bëjnë diç më shumë, por fati dhe Kepa Arizabalaga, nuk ishin në anën e tyre.

    Pas ndeshjes, trajneri i kampionëve aktual evropian u shpreh i indinjuar me paraqitjen e futbollistëve të tij, derisa kishte një lutje për gazetarin, duke thënë se nëse mundej që mos ta përmendte edhe më skuadrën e Watfordit.

    “Do t’iu lutesha që mos ta përmendnit më termin Watford. Ne e merituam humbjen. Ata shënuan dy herë, kurse ne në të dyja rastet dështuam, duke gabuar rëndë. Luajtëm si Chelsea por ata na u kundërvunë bukur. S’jemi të pafat në këto momente”, tha fillimisht tekniku gjerman.

    Ndërsa në pyetjen e gazetarit nëse mendjen e ka te ndeshja e kthimit me Atleticon, ai u shpreh:“As që më shkon ndërmend. Momentalisht jam totalisht i përqendruar te Bournemouthi dhe s’më intereson asgjë tjetër”, përfundoi Klopp.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!