Në një intervistë për “ZDF”, Jurgen Klopp ka folur në lidhje me shpenzimet në kohën e sotme dhe sa të rëndësishme janë ato.
Klop arriti të fitojë Ligën e Kampionëve me Liverpoolin si dhe arriti të renditej në vend të dytë në Premier Ligë, ku rivalizoi për titullin me Manchester Cityn deri në javën e fundit
Mirëpo tekniku gjerman thotë se nëse duan të vazhdojnë të fitojnë, duhet të bëjnë shpenzime në merkato.
Gjithashtu ai flet edhe për shpenzimet në kohët e sotme: “Kur isha në Gjermani, Bayerni shpenzonte rreth 100 milionë euro në merkato dhe nuk kishte konkurrent. Ndërsa sot aq lek mjaftojnë për të transferuar vetëm një mbrojtës”, u shpreh tekniku gjerman.
Kritika që ai bëri për transferimin e Pogba për një çmim shumë të madh tani duket shumë larg dhe Klopp për këtë shprehet: “Merkato ka ndryshuar më shumë nga sa prisja, por, siç kam thënë atëherë për Pogba, nëse një ditë futbolli do të kthehet vetëm në një çështje parash, do të largohesha”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.