Menaxheri i Liverpoolit, Jurgen Kloop, ka zgjatur kontratën e tij me klubin dhe do të mbetet në Enfield deri në vitin 2024.
Klopp kishte kontratë me Liverpoolin deri në vitin 2022, sipas kontratës së vitit 2015.
“Kur thirrja erdhi në vjeshtën e 2015, unë e ndjeva se ishim perfekt për njëri-tjetrin. Vetëm me një besim të plotë se bashkëpunimi mbetet nga të dy palët më bëri që unë të nënshkruaja deri në vitin 2024. Nëse nuk do të ishte kjo, nuk do të nënshkruaja”, ka thënë Kloppp.
Klopp drejtoi Borussia Dortmundin deri në vitin 2015, para se të bashkohej me Liverpoolin.
Ai vitin e kaluar fitoi Ligën e Kampionëve, dhe këtë vit po ecën sigurt drejt titullit të kampionit në Premier Ligë. /reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.