×
  • Sport
  • Sport

    Jurgen Klopp paralajmëron Arsenalin para ndeshjes së sontme në kuadër të Carabao Cup

    Reporteri
    01 Tetor 2020 | 11:57

    Liverpooli para disa ditësh e mposhti Arsenalin 3-1 në kuadër të Premier Ligës, ndërkaq sonte këto dy skuadra do të luajnë në kuadër të Carabao Cup


    Jurgen Klopp në këtë ndeshje pritet të luajë me futbollistët që nuk kanë pasur shumë minutazhë deri tani, shkruan Reporteri.net

    Por, pavarësisht kësaj tekniku gjerman e konsideron si të rëndësishme edhe këtë kompeticion dhe synon që ta fitojë përballjen e sontme me Arsenalin.

    “Ne do të përpiqemi për gjithçka që është e mundur”, ka thënë gjermani në lidhje me atë se Carabao nuk është e rëndësishme për të.

    Ndryshe, sonte pritet që të startojë nga minuta e parë edhe ylli shqiptar, Xherdan Shaqiri, i cili nuk po ka shumë hapësira në formacionin e Jurgen Kloppit. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!