×
  • Sport
  • Sport

    Jurgen Klopp pati këto lidhëse të veçanta në këpucët e tij për ndeshjen kundër Evertonit

    Reporteri
    05 Dhjetor 2019 | 12:57

    Jurgen Klopp ka pasur lidhëse të veçanta në këpucët e tij për ndeshjen kundër Evertonit


    Liverpooli fitoi me rezultat 5-2 ndaj Evertonit, në një ndeshje ku Klopp ndoshta befasoi të gjithë për dy arsye, e para, formacioni startues, dhe e dyta, lidhëset e këpuceve, shkruan Reporteri.net

    Klopp kishte këto lidhëse me ngjyra që simbolizojnë komunitetin LGBT dhe tekniku gjerman është me këtë gjest ka dashur të tregojë se mbështetë anëtarët e këtij komuniteti.

    Fotografia e VAR Kosova
    Ndryshe, Klopp është në rrugë të mirë që ta sjellë titullin e Premier Ligës në Anfield pas 30 vitesh, ku Liverpooli i tij aktualisht është në vendin e parë me 43 pikë, 8 më shumë se Leicester që në pozitën e dytë dhe 11 më shumë se kampioni aktual Man City që zë vendin e tretë në tabelë. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!