×
  • Sport
  • Sport

    Klopp pasi Daniels u deklarua homoseksual: Fantastike, i gjithë komuniteti i futbollit do ta përkrahim

    Reporteri
    17 Maj 2022 | 23:58

    Jurgen Klopp ka folur në përfundim të ndeshjes së sotme ndaj Southampton rreth Jake Daniels, lojtarit 17-vjeç të Blackpool, i cili gjatë ditës së djeshme deklaroi hapur që është homoseksual.

    “Fantastike. Kur e pashë duke folur, nuk mund të besoja që është vetëm 17-vjeç. I gjithë komuniteti i futbollit do ta përkrahë, me të gjitha mundësitë që kemi. Nuk e njoh personalisht, por jam vërtet krenar për të. Jam shumë i lumtur për Daniels”, u shpreh Jurgen Klopp.

    Kujtojmë që Daniels është lojtari i parë profesionist që ka bërë një dalje të tillë publike në Angli, duke rrëfyer se është homoseksual, që prej 1990, në kohën kur Justin Fashau kishte bërë hapin e parë në këtë drejtim.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!