×
  • Sport
  • Sport

    Juve bëhet gati për përforcime, në krye të listës mbetet mesfushori francez

    Reporteri
    16 Mars 2021 | 9:33

    Juventusi duket e projektuar drejt të ardhmes. Bardhezinjëve tashmë i mbetet të luftojnë për kampionat dhe për Coppa Italia dhe nga ana tjetër duhet të bëjnë mirë llogaritë për sezonin e ardhshëm.


    Mesfusha dukej qartë se ishte pika e dobët edhe këtë sezon. Për këtë arsye investimet në atë repart do të jenë të mëdha këtë verë. Sipas Calciomercato.com, emri i mesfushorit të Lyon Aouar vazhdon të mbetet në krye të listës së dëshirave.

    Përpara se të bëhet një ofertë zyrtare, bardhezinjtë do të mundohen të krijojnë vend nëpërmjet largimeve.

    Në krye të listës janë lojtarët e huazuar gjatë këtij sezoni, si Douglas Costa apo De Sciglio.

    Që të krijohet vendi për të duhet që më përpara të largohet një tjetër mesfushorë. Flitet për Ramsey ose Rabiot. Në këtë mënyrë Juventus do ta përballonte lehtësisht investimin prej 50-60 milionë euro që kërkon Lyon.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!