×
  • Sport
  • Sport

    Juventus dhe Milan në garë për Lingard

    Reporteri
    10 Prill 2022 | 14:19

    Juventus dhe Milan janë duke zhvilluar një “betejë” për transferimin e lojtarit të Manchester United, Jesse Lingard, përcjell Reporteri.net.

    Veç klubeve italiane, anësori i Djajëve të Kuq ka admirues edhe në Premier League.

    Siç raporton Goal, Lingard tashmë po përgatitet për jetën larg Old Trafford.

    West Ham dhe Newcastle janë lidhur me një transferim të lirë të lojtarit këtë verë, ndërsa në Serie A janë të interesuar edhe Juventusi dhe Roma, përfshirë Milanin i cili ka shfaqur interesim për të që nga viti i kaluar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!