×
  • Sport
  • Sport

    Juventus – Inter luhet pa tifozë, shkaku i koronavirusit

    Reporteri
    25 Shkurt 2020 | 11:20

    Gjashtë ndeshje të xhiros së 26-të të Serisë A do të zhvillohen prapa dyerve të mbyllura, pa tifozë në stadiu, përfshirë këtu derbin e së dielës mes Juventusit dhe Interit në Allianz.


    Ministri i Sportit Vincenzo Spadafora ka konfirmuar se ndeshjet e fundjavës në Serie A, që ishin planifikuar të zhvillohen në zonat e prekura nga koronavirusi, do të zhvillohen pa tifozë në stadium, transmeton Express.

    “Masat janë tashmë të vendosura. Fillimisht janë ndalur eventet deri të dielën në zonën e Lombardisë, Venetos dhe Piedmont. Tani, ne e kemi zgjeruar zonën edhe në Friuli Venezia Giulia, Emilia Romagna dhe Liguria”, ka thënë Spadafora.

    “Në këto regjione, eventet sportive mbeten të ndaluara. Ndërsa, për disa evente e kemi lejuar zhvillimin prapa dyerve të mbyllura, pa tifozë”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!