Adrien Rabiot rikthehet për ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër PSG-së, por Angel Di Maria është jashtë saj.
Ylli argjentinas është stërvitur me pjesën tjetër të skuadrës këtë mëngjes por nuk është ftuar për ndeshjen kundër ish klubit të tij.
El Fideo ishte zëvendësuar në pushim të pjesëve në ndeshjen e së shtunës me Fiorentinen pasi mori një goditje në kofshën e tij.
Rabiot mungoi në atë ndeshje shkaku i një lëndimi të vogël, por ai është i gatshëm që të luajë kundër ish klubit të tij ashtu si Leandro Paredes i cili u transferua në Torino javën e kaluar.
Alex Sandro është stërvitur si i ndarë nga pjesa tjetër e skuadrës këtë mëngjes por ka udhëtuar në Francë me pjesën tjetër të grupit.
Dusan Vlahovic kaloi 90 minuta në bankë me Fiorentinën, kështu që ai pritet të kthehet nga fillimi kundër Parisit nesër.
Max Allegri do të shpalos të gjitha detajet e skuadrës për ndeshjen e nesërme kundër PSG gjatë një konference për shtyp që do ta mbajë sot me Leonardo Bonucci.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.