Juventus është gati të rivalizojë Barcelonën për të siguruar transferimin e sulmuesit të Manchester Unitedit, Edinson Cavani gjatë afatit të janarit.
34-vjeçari ka zhvilluar vetëm tetë paraqitje për “Djajtë e Kuq” këtë edicion, derisa muajin e kaluar ka munguar shkaku i lëndimit, transmeton lajmi.net.
Megjithatë, vazhdojnë spekulimet për largimin nga “Old Trafford” dhe raportohet se Cavani dëshiron të largohet në afatin dimëror.
Barcelona është mjaftë e interesuar, por Tuttosport, shton se “Bianconerët” gjithashtu kanë interesim për uruguaianin.
Juventus preferon blerjen e Dusan Vlahovic, por janë në dijeni se sulmuesi i Fiorentinas do t’iu kushtojë mjaftë shumë.
Me situatën momentale financiare, nuk mund të paguajnë ndonjë vlerë të lartë, andaj janë duke shikuar opsione më të lira.
Kontrata e Cavanit me Man Unitedin skadon në verë dhe Man United është i hapur për opsionin e shitjes sapo afati kalimtar të hapet, pra me 1 janar 2022.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.