×
  • Sport
  • Sport

    Juventus triumfon ndaj Cagliarit, ruan dhe forcon pozitën e katër

    Reporteri
    09 Prill 2022 | 22:53

    Juventusi ka triumfuar ndaj Cagliarit, fitore kjo që e dërgon Juventusin plotë tetë pikë larg Romës e cila gjendet në pozitën e pestë, përcjell Reporteri.net.

    Në epërsi së pari kaloi skuadra vendase, ku në minutën e dhjetë realizoi gol sulmuesi i tyre, Joao Pedro.

    Ndërkaq, Juventusi shënoi në minutën e 23-të, por që goli i shënuar nga Adrien Rabiot u anulua për prekje e dorë.

    Edhe sulmuesi argjentinas, Paulo Dybala kishte rast të mirë në minutën e 31-të, por goditja e tij shkoi ngjitur me shtyllën.

    Zonja e Vjetër e gjeti barazimin në minutën e 45-të, kur harkimin e Juan Cuadrados e ktheu në gol Matthis de Ligt me një goditje të bukur me kokë (1-1).

    Juventusi shënoi edhe me të filluar pjesa e dytë, por goli i Giorgio Chiellinit u anulua për pozitë jashtëlojë.

    Por bardhëezinjtë nuk u ndalën dhe vazhduan sulmet derisa erdhi goli i fitores, ku një pasim i bukur i Dybalas gjeti Dusan Vlahovicin që shënoi për 2-1.

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!