×
  • Sport
  • Sport

    Juventusi dënohet me heqje të 10 pikëve, e pëson keq në tabelën e Serie A

    Reporteri
    22 Maj 2023 | 21:51

    Juventusi është dënuar me heqje të 10 pikëve. Ky është vendimi që ka marrë sot Gjykata Federale e Apelit në Itali.

    “E thirrur nga Collegio di Garanzia dello Sport për të rishikuar vlerësimin e saj për sanksionin që do t’i vendoset Juventusit për të ashtuquajturën ‘çështja e fitimeve kapitale’, Gjykata Federale e Apelit ka sanksionuar klubin e Juventusit me dhjetë pikë dënimi në renditje”, thuhet mes tjerash në njoftim.

    Ndërsa, Pavel Nedved, Paolo Garimberti, Assia Grazioli Venier, Caitlin Mary Hughes, Daniela Marilungo, Francesco Roncaglio dhe Enrico Vellano, u liruan nga akuzat.

    Juventusi tani do të duhet të presë arsyet nga Gjykata Federale e Apelit, e cila mund të arrijë në fund të majit, në mënyrë që ata të mund të apelojnë në Bordin e Garancive të CONI-t.

    Pasi të jenë marrë motivimet, ankesa mund të paraqitet nga Juventusi brenda disa javësh.

    Ndërsa në mungesë të këtyre 10 pikëve, “Zonja e Vjetër” ka dalur nga top katërshja e tabelës në Serie A.

    Deri para dënimit, Juventusi renditej i dyti në tabelë me 69 pikë – kurse, tani është i shtati me 59. /Express/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!