×
  • Sport
  • Sport

    Juventusi e konfirmon se Sarri vuan nga një sëmundje

    Reporteri
    19 Gusht 2019 | 20:58

    Juventusi ka lëshuar një deklaratë duke konfirmuar se trajneri Maurizio Sarri është diagnostikuar me pneumoni (ndezje të mushkërive) pasi e kishte kapluar një grip.


    Strategu u sëmur javën e kaluar dhe kërkoi trajtim mjekësor në disa raste, duke përfshirë edhe ndeshjen tradicionale me ekipin e të rinjve në Villar Perosa.

    Ai pastaj nuk e bëri udhëtimin në Triestina për një ndeshje miqësore të fituar 1-0 të shtunën në mbrëmje.

    “Maurizio Sarri, pasi kaloi pushimin gjatë fundjavës, ishte sot në JTC Continassa ku ai koordinoi punën e stafit të tij,” thuhet në deklaratën e lëshuar nga Juventusi.

    “Fatkeqësisht, ai nuk mund të zhvillojë trajnimin në terren për shkak të gripit të tij, i cili e goditi atë gjatë javës së kaluar”.

    “Në orët e vona të pasdites, ai iu nënshtrua testeve të mëtejshme që konfirmuan se ai ka pneumoni, për të cilën është caktuar terapi specifike”.

    “Trajneri ka autorizuar klubin të komunikojë gjendjen e tij shëndetësore”.


    Tani mbetet për tu parë nëse Sarri do të jetë i gatshëm për të qenë në stol për ndeshjen hapëse të sezonit të ri në Serie A kundër Parma.

    Ish-trajneri i Napolit dhe Chelseat është një duhanpirës i rregullt dhe ka të ngjarë që kjo keqësoi më tej efektet e simptomave të gripit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!