Para pak çastesh ka përfunduar takimi ndërmjet Sampdorias dhe Juventusit, duel ky në kuadër të xhiros së 17’të në Seria A.
Të parët që shënuan ishin “zebrat”, ku përmes Dybala-s në minutën e 19’të të takimit kaluan në epërsi, shkruan Reporteri.net.
Dybala shënoi një gol të bukur me volej, pas një harkimi fantastik nga Alex Sandro.
Kështu, vetëm pak minuta më vonë Sampdoria barazoi rezultati në 1:1, me golin e shënuar nga Caprari në minutën e 34’të takimit, ndërsa në minutat e fundit të ndeshje, ai u ndëshkua me karton të kuq.
Ndërkaq, golin e fitores për “Zonjën e Vjetër” e shënoi Ronaldo, pas një shkëputje të çmendur, ku goditi topin fuqishëm me kokë dhe dërgoi në rrjetën e kundërshtarit.
Nga kjo fitore, Juve zë vendin e parë në tabelë, duke i lënë parapa rivalët Inter që aktualisht ndodhen në pozitën e dytë me 39 pikë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.