Tashmë është bërë traditë, çdo skuadër që kërkon një mbrojtës për të ardhmen, në listën e dëshirave nuk mungon emri i Marash Kumbullës. Inter, Napoli, Fiore e Lazio janë disa nga “bigët” e Serie A që prej kohësh kanë shprehur interesimin e tyre për Kumbullën.
Në këtë garë të ethshme për qendërmbrojtësin kuqezi është përfshirë edhe Juventus.
Sipas “La Repubblica”, “Zonja e Vjetër” nuk pritet të ndryshoj shumë në repartin e prapavijës, mund të sakrifikohet Alex Sandro, në shkëmbim për të arritur tek Emerson Palmieri, një lëvizje kjo për të rregulluar bilancet. Nuk është e thënë që Juve të mjaftohet vetëm me këtë lëvizje pasi drejtuesve të klubit bardhezi i pëlqen shumë edhe mbrojtësi i Verona, Marash Kumbulla.
Përfshirja e Juves në këtë trataive vetëm sa turbullon edhe më shumë të ardhmen e 20-vjeçarit. Verona, ashtu siç shkruajnë prej kohësh mediat italiane, do të përpiqet të përfitoj sa më shumë nga ky interesim i madh për Kumbullën duke rritur vlerën e tij të kartonin nga 20 milion në 30 milion euro.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.