Samuel Umtiti është duke u përballur me një të ardhme të pasigurt tek Barcelona dhe gjigantët e Serie A mund ti ofrojnë atij një rrugëdalje nga “Camp Nou”.
Duke parë formën e lartë të Clement Lenglet në ekipin e parë, ndërsa në anën tjetër Umtitin që kaloi një kohë të gjatë jashtë fushave për shkak të lëndimit, ka bërë që Umtiti ta humbë vendin në formacionin bazë të Barcelonës, gjë që mund të ndodhë që Katalanët ta lejojnë atë të largohet gjatë verës, shkruan Reporteri.net
Sipas të përditshmes Rai Sport, drejtori sportiv i Juventusit, Fabio Paratici ka mbrojtësin në listën e ngushtë që ai po përpjeket që ta sjellë në Torino në këtë afat kalimtar.
Juventusi e sheh këtë lëvizje si të mundshme duke parë që Andrea Barzagli ka njoftuar për pensionimin e tij në fund të sezonit.
Në anën tjetër Barcelona nuk është duke qëndruar duarkryq, pasi po punojnë për transferimin e senzacionit holandez, Matthijs de Ligt i cili po shkëlqen me skuadrën holandeze Ajax./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.